Si mund t’i ruaj udhëzimet e kartës sime eSIM për më vonë?

Kartën eSIM mund ta instaloni ose para ose pasi të zbarkoni. Koha më e mirë për të instaluar kartën tuaj eSIM varet nga politika juaj e aktivizimit. Ju lutemi referojuni "Kur mund ta instaloj eSIM-in tim?" për më shumë informacion mbi politikën e aktivizimit të eSIM-së tuaj .

Pasi të instaloni kartën tuaj eSIM, yduhet ta konfiguroni duke realizuar hapat e qasjes te të dhënat (“Kartat e mia eSIM”> “Detajet”> “Instalo kartën eSIM/Ki qasje tek interneti”).

Nëse dëshironi ta bëni konfigurimin më vonë, do t’ju duhet të keni hapat e qasjes tek interneti gati, gjë që mund të ruhet te pajisja juaj celulare duke ndjekur hapat e mëposhtëm:

Kartat eSIM lokale dhe rajonale

  1. Shkoni te “Kartat e mia eSIM” dhe prekni “Detajet”
  2. Prekni "Instalo kartën eSIM/Ki qasje tek interneti"
  3. Prekni 3 pikat në cepin e djathtë lart
  4. Zgjidhni "Ruaj një pamje ekrani"

Kartat globale eSIM

  1. Shkoni te “Kartat e mia eSIM” dhe prekni “Detajet”
  2. Prekni "Instalo kartën eSIM/Ki qasje tek interneti"
  3. Prekni 3 pikat në cepin e djathtë lart
  4. Zgjidhni "Ruaj një pamje ekrani"
  5. Zgjidhni destinacionin e radhës për t’i ruajtur parametrat siç duhet.*
*Parametrat e APN-së mund të variojnë në varësi të shtetit, prandaj është e rëndësishme të zgjidhni shtetin, në mënyrë të t’i ruani hapat e instalimit/qasjes tek interneti për destinacionin e dëshiruar.

Hapat e instalimin/qasjes tek interneti do të ruhen në pajisjen tuaj për më vonë, në mënyrë që të përfundoni konfigurimin dhe të filloni përdorimin e kartës suaj eSIM.

Nëse keni pyetje, mos ngurroni të kontaktoni ekipin e mbështetjes.  

Pyetje të ngjashme

Tema të tjera

Të drejtat e autorit Airalo © 2021
  • x