Si ta instaloj dhe konfiguroj një kartë eSIM në pajisjen time iOS?

Kontrolloni artikujt e mëposhtëm për t’u siguruar që jeni në gjendje të instaloni dhe konfiguroni me sukses kartën tuaj eSIM:

Mund të gjeni udhëzimet hap-has-hapi më poshtë, por mund t'ju hyjë në punë edhe video-udhëzuesi ynë për instalimin e sistemit iOS

Ka tri mënyra për të instaluar një kartë eSIM në pajisje:

Ky artikull do t’ju udhëzojë për metodën me kodin QR dhe atë manuale.

I. PËRGATITJA

  1. Hyni në llogarinë tuaj të Airalo-s.
  2. Shkoni te “Kartat e mia eSIM”.
  3. Kërkoni kartën eSIM që dëshironi të instaloni.
  4. Prekni butonin “Detajet”.
  5. Prekni “Instalo kartën eSIM/Ki qasje tek interneti”
  6. Prekni skedën “Manuale” në krye
  7. Ju duhet të jeni në gjendje të shihni kodin SM-DP + Adresa dhe Aktivizimi. Mbajeni shënim ose mbajeni këtë faqe hapur që t'i kopjoni detajet më vonë.

II. INSTALIMI

METODA MANUALE

  1. Në pajisjen tuaj, shkoni te “Parametrat”
  2. Prekni “Celular” ose “Pajisje celulare”
  3. Prekni shto “Planin celular” ose shto “Planin e internetit celular”

Shtoni plan interneti

4. Zgjidhni "Fut detajet manualisht". Do t'ju kërkohet të shkruani:

    • SM-DP+ Adresën
    • Kodin e aktivizimit
    • Kodin e konfirmimit (nëse është i disponueshëm në llogarinë e Airalo-s)

5. Zgjidhni një etiketë ose etiketë të personalizuar për kartën tuaj eSIM.

6. Te faqja e "Linjës së parazgjedhur", zgjidhni kartën tuaj eSIM vetëm për internet celular

7. Tani duhet të shihni kartën tuaj të re eSIM te "Të dhënat celulare" ose "Planet e internetit celular".

METODA ME KODIN QR

  1. Në pajisjen tuaj, shkoni te “Parametrat”
  2. Prekni “Celular” ose “Pajisje celulare”
  3. Prekni shto “Planin celular” ose shto “Planin e internetit celular”

Shtoni plan interneti

4. Përdorni kodin e printuar QR ose një pajisje tjetër që shfaq kodin QR për të skanuar kodin QR të kartës suaj eSIM    

5. Nëse kërkohet, futni kodin e konfirmimit me 4 shifra. Mund ta anashkaloni këtë hap nëse nuk e keni kodin e konfirmimit.

6. Zgjidhni një etiketë ose etiketë të personalizuar për kartën tuaj eSIM.

7. Te faqja e "Linjës së parazgjedhur", zgjidhni kartën tuaj eSIM vetëm për internet celular

8. Tani duhet të shihni kartën tuaj të re eSIM te "Të dhënat celulare" ose "Planet e internetit celular".

IV. QASJE TEK INTERNETI (METODA MANUALE OSE ME KODIN QR)

Pasi të instaloni kartën tuaj eSIM, duhet të bëni rregullimet e nevojshme për ta lidhur siç kërkohet në faqen e instalimit të kartës eSIM.

  1. Në pajisjen tuaj, shkoni te “Parametrat”>”Celular” ose “Parametrat”>”Pajisje celulare”.
  2. Prekni planin e kartës eSIM të sapoinstaluar.

3. Ndryshpni opsionin AKTIVIZONI KËTË LINJË për kartën tuaj eSIM dhe aktivizoni Internetin Roaming

4. Në të njëjtën faqe, prekni "RRJETI I TË DHËNAVE CELULARE" OSE "RRJETI I INTERNETIT CELULAR". Shkruani APN-në (emri i pikës së qasjes) në fushën e shfaqur në pajisjen tuaj nëse kërkohet. Mund t'i gjeni detajet e APN-së te detajet e instalimit të kartës eSIM në aplikacionin/llogarinë e Airalo.

5. Kthehu te Cilësimet> Celular ose Cilësimet>Mobile.

6. Zgjidhni eSIM-in tuaj për Të dhënat celulare ose Të dhënat celulare. Sigurohuni që ta fikni OFF "Lejo ndërrimin e të dhënave celulare" për të shmangur tarifat në linjën tuaj tjetër.

7. Shkoni te parametrat e kartës suaj eSIM dhe zgjidhni rrjetin e mbështetur.

Nëse keni pyetje, mos ngurroni të kontaktoni ekipin e mbështetjes.

Pyetje të ngjashme

Tema të tjera

Të drejtat e autorit Airalo © 2021
  • x