Monedhën mund ta përditësoni lehtësisht qoftë kur përdorni aplikacionin Airalo, uebin në celular ose në desktop.
Aplikacioni Airalo/celular:
- Hapni Profilin dhe navigoni te Monedha — do të shihni monedhën e zgjedhur aktualisht të varur (p.sh. "Monedha: Dollari i Shteteve të Bashkuara (USD) $”).
- Prekni për të hapur ose për të kontrolluar listën e monedhave – mund të përdorni edhe shiritin e kërkimit për të gjetur monedhën e dëshiruar.
- Zgjidhni monedhën që doni të përdorni.
- Konfirmoni se doni të përditësini monedhën — edhe balanca juaj Airmoney do të konvertohet në monedhë të re.
Desktop:
- Navigoni për në krye të uebfaqes — aty do të shihni monedhën tuaj aktuale në navigimin lart (p.sh. “$ w”).
- Klikoni momedhën për të hapur një listë monedhash— mund të vazhdoni të lëvizni për poshtë ose për të gjetur monedhën tuaj të dëshiruar.
- Zgjidhni monedhën që doni të përdorni.
- Konfirmoni se doni të përditësini monedhën — edhe balanca juaj Airmoney do të konvertohet në monedhë të re.
Pasi të përditësohet, të gjitha çmimet do të shfaqen në monedhën e zgjedhur. Përveç kësaj, do të shihni balancën Airmoney të listuar në monedhën e përditësuar. Për më shumë informacion, lexoni artikullin e qendrës së ndihmës për monedhat që mbështet Airalo.
A mund ta përditësoj monedhën time ndërkohë që kryej një blerje?
Kur përdorni aplikacionin Airalo ose një pajisje celulare, nuk mund ta përditësoni monedhën direkt në procesin e përfundimit të blerjes. Nëse vendosni të ndryshoni monedhat gjatë kryerjes së një blerjeje, duhet të ktheheni te Profili për të përditësuar monedhën.
Pasi të përditësohet, mund të blini një paketë eSIM në monedhën tuaj të dëshiruar.
Në pajisjet desktop, përzgjedhësi i monedhës do t'ju vihet në dispozicion në navigimin lart derisa të arrini fazën finale të procesit të përfundimit të blerjes. Monedhën mund ta përditësoni në çdo kohë para se të përfundoni porosinë.
A do të konvertohet historia ime e transaksioneve në monedhën e përditësuar?
Jo, transaksionet do të listohen gjithmonë në monedhën me të cilën janë bërë.
Për shembull — nëse e ndryshoni monedhën nga USD në EUR, transaksionet e reja do të shfaqen në EUR ndërkohë që transaksionet e mëparshme do të vazhdojnë të shfaqen në USD.
Të gjitha transaksionet e blerjeve mund t'i shfaqni duke shkuar te "Porositë" te profili juaj.
Si ndikohet Airmonez nëse përditësoj monedhën?
Nëse përditësoni monedhën, edhe balanca juaj Airmoney do të konvertohet në monedhën e zgjedhur. Kështu mund të përdorni lehtësisht Airmoney për çdo blerje që bëni, pavarësisht monedhës që po përdorni.
Mos harroni, Airmoney është i shënuar në dollarin e Shteteve të Bashkuara (USD). Airalo përdor një shërbim të palëve të treta për të llogaritur kursin e këmbimit — nëse përditësoni monedhën, balanca juaj Airmoney do të konvertohet bazuar në kursin aktual.
Nëse keni probleme me përditësimin e monedhës suaj ose keni pyetje, kontaktoni ekipin tonë të mbështetjes. Kemi gjithmonë kënaqësinë t'ju ndihmojmë.