Me rinovimet Airalo ofron mundësinë e rimbushjes automatike të kartës suaj eSIM kur ju mbaron interneti. Aktualisht rinovimet disponohen për shumë karta eSIM që ofrohen nga Airalo.
Mund të kontrolloni për të parë nëse paketa që keni blerë ofron rinovime duke shkuar te Kartat e mia eSIM > Detajet për paketën përkatëse. Nëse disponohet, do të gjeni një pjesë ku mund të aktivizoni rinovimet. Nëse jo, do t'ju duhet të blini rimbushje manualisht për të qëndruar të lidhur.
Si funksionojnë rinovimet?
Sipas nevojës, rinovimet mund të aktivizohen dhe çaktivizohen.
Kur është e aktivizuar, paketa eSIM që po përdorni aktualisht rinovohet automatikisht kur ju mbaron interneti. Kjo do të thotë se nëse keni blerë një paketë eSIM 1 GB për 7 ditë, çdo rinovim do të përfshijë 1 GB internet i vlefshëm për 7 ditë.
- Rinovimi juaj do të blihet kur t'ju ketë mbetur 10% internet.
- Paketa e rinovimit do të aktivizohet kur t'ju mbarojë interneti.
Mos harroni, për të përdorur rinovimet duhet të përdorni në mënyrë aktive një kartë eSIM. Nuk mund të aktivizoni rinovimet, nëse ju ka mbaruar interneti i eSIM tuaj ose periudha e vlefshmërisë së paketës.
Si t'i aktivizoj rinovimet?
Pasi të keni blerë një eSIM, mund t'i aktivizoni rinovimet duke vepruar në këtë mënyrë:
- Shkoni te Kartat e mia eSIM > DETAJET për kartën përkatëse eSIM.
- Lëvizni te pjesa RINOVIMET.
- Aktivizoni çelësin që të tregojë aktivizimin në ON.
Kur të doni të çaktivizoni rinovimet, çaktivizoni çelësi që të tregojë çaktivizimin në OFF.
Po nëse periudha ime e vlefshmërisë mbaron paras e të përdor mjaftueshëm internet?
Paketa juaj nuk do të rinovohet, nëse periudha e vlefshmërisë mbaron para se të përdoret mjaftueshëm internet. Në këtë rast, rinovimet do të çaktivizohen automatikisht.
Po nëse paketa ime përfshin thirrje dhe mesazhe me tekst?
Nëse po përdorni një paketë që përfshin thirrje dhe mesazhe me tekst, do të rinovohet vetëm nëse keni përdor mjaftueshëm internet. Paketa juaj e rinovimit do të përfshijë gjithashtu thirrje dhe mesazhe me tekst.
Si të paguaj për rinovimet?
Do t'ju duhet një kartë e ruajtur për pagesa për të përdorur rinovimet. Mbani parasysh se Airmoney, Apple Pay dhe PayPal nuk mund të përdoren për rinovime.
Nëse karta juaj po skadon, do t'ju dërgojmë njoftime për të përditësuar kartën tuaj që të qëndroni të lidhur.
Nëse një pagesë rinovimi nuk mund të përpunohet, paketa juaj nuk do të rinovohet dhe nuk do të tarifoheni.
Nëse keni pyetje shtesë ose kërkoni asistencë, mos ngurroni të na kontaktoni. Personeli ynë i mbështetjes është në dispozicion 24/7 dhe gjithnjë gati për t'ju ndihmuar.