Si organizatë globale, Airalo ka inventuar në shumë nisma për të promovuar shëndetin, sigurinë, qëndrueshmërinë dhe mirëqenien e të tjerëve.
Barazia globale shfaqet në shumë forma. Në zemër të organizatës sonë, ne besojmë në sjelljen e lidhjes globale për këdo në botë. Çfarëdo teknologjie që keni dhe kudo që jeni, objektivi ynë është t'i lidhim të gjithë. Liria dhe pavarësia për të përdorur teknologjinë me potencial të plotë është kthyer ngadalë nga një privilegj në një nevojë ndërsa krijojmë më shumë ndërlidhje.
Teksa punojmë drejt një të ardhme digjitale, ne do të vazhdojmë të promovojmë zgjidhje miqësore ndaj ambientit dhe novatore që reduktojnë nevojën për plastikë dhe mbetje nga kartat e zakonshme SIM.
Këtu janë nismat që do të lançojmë:
Si një kompani e dedikuar ndaj lidhjes globale, jemi gjithnjë në kërkim të mënyrave për të përdorur infrastrukturën tonë të telekomunikimit dhe partneritetet për të sjellë lidhjen aty ku duhet.
Kemi ofruar shërbime të dhënash për:
Ekipi i Airalo ngriti Fondin "Help Ukraine Connect" për të mbështetur miliona ukrainas të zhvendosur nga lufta. Fondet e mbledhura shkojnë direkt për ukrainasit që kanë nevojë për akses në të dhëna gjatë kësaj kohe të vështirë.
Gjatë trazirave dhe konfliktit civil në Mianmar, mundësia për të pasur telekomunikim ishte e rrallë, ku shumica e qytetarëve nuk arritën të aksesonin burimet thelbësore të kartës SIM. Fatmirësisht, shërbimet e Airalo për kartat eSIM vazhdonin. U bëmë shpejt zgjidhja lider për të dhënat në rajon. Airalo i kushtoi kohë, para dhe burime lidhjes së Mianmarit me pjesën tjetër të botës.
Ekipi i Airalo u mobilizua për të krijuar një fond ndihme dhe të gjitha të ardhurat nga shitjet e kartave eSIM në Australi do të shkojnë për më të prekurit nga fatkeqësia natyrore e zjarreve të egra të Australisë.
Children Fund i Airalo ishte një nismë që lindi nga bashkëpunimi me Children International, një organizatë globale jofitimprurëse që sponsorizon fëmijët.
Fondi i Airalo financon fëmijët në vendet në zhvillim, duke i ndihmuar me ushqime, ujë, strehë dhe edukim. Objektivi ynë është të sponsorizojmë një fëmijë të ri për çdo punonjës që i bashkohet kompanisë dhe duke e rritur Airalo, shpresojmë të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për këta fëmijë.
Airalo sponsorizoi qytezën rorale të Babou, Kamerun, duke ndërtuar një pus në qendër të qytetit.
Çdo ditë në komunitetet rurale në mbarë Afrikën, miliona njerëz vuajnë nga mungesa e ujit të pastër e të sigurt. Në nivel global, 1 në 9 persona nuk kanë ende akses në ujë të pastër, por në shumë rajone afrikane, është 8 në 9 persona. Uji është një sfidë ditore dhe paralizuese. Pa ujë nuk ka ushqim, shëndet, edukim dhe punë. Për fëmijët që shkojnë në shkollë është një pengesë që i zhyt ata në varfëri. Aksesi në ujë të sigurt e thyen pengesën e parë për një jetë më të mirë dhe i kthen problemet në potencial duke krijuar mundësi për edukim, mundësi ekonomike dhe përmirësim të shëndetit.
Plastika e dëmton jashtëzakonisht shumë planetin dhe ne jemi krenarë që kemi ndërtuar një produkt, i cili e pakëson masivisht nevojën për karta plastike SIM dhe paketimin e tyre.
Në vit prodhohen mbi 4 miliardë karta SIM; kjo përkthehet në miliona tonë plastikë që përdoret dhe hidhet, litra karburant dhe burime gjithnjë e të kufizuara që shfrytëzohen në procesin prodhues.
Ndërkohë që pjesa tjetër e botës përpiqet të përshtatë prakika më të qëndrueshme prodhimi dhe shpërndarjeje, Airalo është e përkushtuar që të gjejë vazhdimisht mënyra të reja dhe novatore për të ulur emetimet e veta të karbonit.