If you’re looking to stay connected but don't want to fuss with a physical SIM card, look no further. Kartat eSIM ju japin mundësi të udhëtoni në nivel global pa harduerë.
eSIM është zgjidhje e shpejtë, e lehtë për të aksesuar të dhënat celulare sipas kërkesës, qoftë kur jeni jashtë ose kur nuk keni mundësi të përdorni kartë fizike SIM. Me një eSIM, mund të blini një plan të dhënash celulare nga aplikacioni Airalo dhe të përdorni një kod QR, ta shkarkoni manualisht ose ta instaloni direkt në pajisjen e përputhshme me kartën eSIM.
Është kaq e thjeshtë, por kur kanë qenë gjërat kaq të thjeshta, veçanërisht me udhëtimin ndërkombëtar?
E kuptojmë. Smartfonët me mbështetje eSIM-i kanë ekzistuar vetëm për disa vjet. Nëse doni ta dini sesi karta juaj ndërkombëtare eSIM funksionon, jeni në vendin e duhur. Do ta shohim pak nga afër këtë teknologji të re fantastike për ta shpjeguar.
Çfarë është një eSIM për udhëtimin ndërkombëtar?
Nëse keni parë opsionet e shërbimit telefonik për udhëtimin tuaj të ardhshëm jashtë, mbase do të vëreni se janë të kufizuara. Shumë operatorë vënë tarifa të tepruara ndërkombtëare (ose ofrojnë të dhëna globale falas me shpejtësi të ngadalta 2G). Ndoshta keni menduar ta anashkaloni thjesht duke përdorur hotspote Wi-Fi, por kjo mbart rreziqet e veta, pa përmendur Wi-Fi nuk është gjithmonë në dispozicion kudo.
Megjithatë, nëse po përdorni një telefon relativisht të ri, mund të keni një opsion më të mirë: eSIM.
Një eSIM ose "moduli i ngulitur i identitetit të abonentit", është një çip i ngulitur brenda qarkut të telefonit tuaj. Karta zëvendëson kartën tradicionale SIM duke u mbështetur në softuer për të mundësuar shërbimin e internetit në telefonin tuaj.
Meqenëse kartat eSIM janë me bazë softueri, mund t'i ndërroni shpejt dhe shpejt operatorët ose planet në vend që shërbimi të jetë i ndërthururu në një kartë SIM. Shkoni te një shesh planesh interneti për eSIM-in si Airalo dhe zgjidhni një paketë që plotëson nevojat tuaja gjatë udhëtimit, pavarësisht sa e shkurtër ose e gjatë është.
Një kartë eSIM ju ndihmon veçanërisht për udhëtimin ndërkombëtar, sepse nuk kërkon heqjen e kartës suaj SIM. Kur udhëtoni, karta juaj parësore SIM do të çaktivizohet (nëse nuk e përdorni me modalitetin Gatishmëri Dual SIM). Mund ta rifilloni menjëherë kartën tuaj parësore SIM kur ktheheni në shtëpi. Këtu keni një listë të dobishme smartfonësh dhe pajisjesh të tjera me përputhshmëri eSIM-i.
Si funksionon një kartë ndërkombëtare eSIM?
eSIM është një zgjidhje e lehtë për të marrë internet ndërkombëtar pa tarifa të tepërta që vendosin disa operatorë dhe vështirësitë e gjetjes së një karte fizike SIM në destinacionin tuaj. Në vend që të blini një kartë fizike SIM që e këmbeni me kartën tuaj të zakonshme SIM, do të paguani një plan interneti nëpërmjet një aplikacioni si Airalo. Më pas, do të ndiqni disa hapa të thjeshta për të aktivizuar planin e internetit në telefonin tuaj.
eSIM-i lidhet me ofruesit vendas dhe kullat e shërbimit duke ofruar plane eSIM-i me parapagesë. Ofruesit i ofrojnë këto, por Airalo i mbledh të gjitha në një vend që t'i zbuloni.
Nga ana juaj, eSIM është si të keni një kartë vendase SIM, veçse do të vazhdoni të përdorni numrin tuaj të zakonshëm (nëse keni aktivizuar "Gatishmëria Dual SIM" - shumica e pajisjeve me eSIM e kanë të aktivizuar). Nëse nuk keni teknologjinë e SIM-it me dyfishtë, telefoni juaj do të funksionojë si një pajisje vetëm me internet, por mund të shkruani mesazhe me tekst ose mund të kryeni telefona nëpërmjet shërbimeve si WhatsApp ose Telegram.
Pse një eSIM ndërkombëtar është më mirë se një kartë vendase SIM?
Kartat lokale SIM janë një prej opsioneve më të përhapura për udhëtarët kur dalin jashtë. Megjithatë, nuk janë i vetmi opsion që u intereson udhëtarëve. Sipas një sondazhi të kryer në 2019, 60 për qind e konsumatorëve zgjedhin një shërbim eSIM-i, nëse do t'u vihej në dispozicion.
Karta ndërkombëtare eSIM ka disa avantazhe dalluese ndaj një karte lokale SIM. Këto avantazhe janë:
- Planet e internetit për rajonet se për vende të caktuara: Nëse do të udhëtoni në disa destinacione jashtë, do t'ju duhet të blini një kartë të re SIM çdo herë që mbërrini në një vend tjetër. Ndryshe nga kjo, një plan rajon interneti për eSIM ju lejon të shijoni shërbimin mbi udhëtimin.
- Planet e artikuluara qartë me çmime lokale: Një shesh kartash eSIM-i si Airalo përcakton se çfarë po merrni dhe sa kushton. Ky mund të mos jetë gjithmonë rasti personalisht, edhe nëse po ndërveproni me një shitës të autorizuar në një aeroport.
- Mundësia për të blerë planet e internetit para kohe: Në vend që mos stresoheni për ta kthyer shërbimin e telefonisë në përparësi kur zbrisni nga avioni, mund të aktivizoni planin e internetit për eSIM-in në telefonin tuaj dhe jeni gati të niseni.
- Shumë plane eSIM ruhen në një telefon: Shumica e pajisje ju lejon të ruani shumë plane interneti eSIM në një pajisje. Është shumë më e lehtë se të mbani mend kartat e panumërta fizike SIM.
- Plane fleksible për ditë, javë ose muaj që ju nevojitet: Shumë karta lokale SIM me parapagesë ju kërkojnë të paguani një muaj të tërë shërbimi. Megjithatë, kjo mund t'ju çojë në mbipagesë, nëse ju duhet shërbimi vërtet për disa ditë ose javë. Në krahasim, planet e internetit të eSIM-it janë fleksible dhe mund të blini sasinë e saktë të të dhënave ose kohëzgjatjen që ju duhet.
Bridhni me një kartë ndërkombëtare eSIM
Tani që e dini si funksionon një kartë ndërkombëtare eSIM, keni një vegël më shumë në dispozicion herën tjetër që udhëtoni. eSIM do të thotë të jeni i çliiruar nga shqetësimet, pasiguritë e lidhjes ose faturat e kripura me internetin në celular. Lidhja nuk ka qenë kurrë kaq e pamundimshme, me mbi 200 vende dhe rajone në dispozicion në tregun Airalo.
Po planifikoni udhëtimin tuaj interesant të ardhshëm? Kontrolloni dyqanin Airalo këtu për të parë se çfarë mundësish ju presin.