Tarifat e roaming-ut...
Ato janë arma e fshehtë e preferuar e operatorëve të brendshëm. Nëse e përdorni telefonin tuaj jashtë, rrezikoni të përballeni me tarifa të larta pavarësisht sa i kujdesshëm mendoni se po tregoheni.
Shumica e udhëtarëve janë hasur me një faturë telefoni që shkon disa dollarë më tepër nga sa pritej. Të gjithë kemi dëgjuar historitë e tmerrshme të tarifave të papritura të roaming-ut.
Fatmirësisht, ka disa hapa që mund të merrni për të kursyer nga tarifat e roaming-ut gjatë udhëtimit.
Qoftë kur dilni jashtë për një periudhë të gjatë ose kur kaloni kufirin për fundjavë për të parë familjen, këtu keni katër strategjitë për t'u siguruar që kur të ktheheni të mos përballeni me fatura surprizë telefoni.
Katër strategjitë për të kursyer nga tarifat e roaming-ut gjatë udhëtimit
Mos prisni të bëni ankesë për faturën, nëse keni harruar të fikni internetin para se të niseni për udhëtim.
Nëse jeni nisur për jahstë, ka disa itinerare që ju ndihmojnë të kurseni nga tarifat e roaming-it gjatë udhëtimit. Nuk ka qasje të duhur, kështu që këtu keni katër strategji për të marrë parasysh. Secila ka përfitime, ndaj mendoni me kujdes se çfarë do të përfshijë udhëtimi juaj i ardhshëm.
1. Kontrolloni me operatorin përpara
Kontrolloni paraprakisht me operatorin në lidhje me opsionet për të dhënat ndërkombëtare. Disa operatorë ofrojnë të dhëna ndërkombëtare. Shpesh këto nuk janë planet më të lira për telefonin, por mund të vlejnë nëse jeni gjithmonë në lëvizje.
Po njësoj, operatorët e tjerë ofrojnë të dhëna falas ndërkombëtare për vende të caktuara ose të dhëna falas në nivel global … me 2G shpejtësi. Nëse kjo është e pranueshme për ju, mund ta merrni në konsideratë.
Së fundi, të tjerët mund të ofrojnë plane të dhënah për periudha të shkurtra. Tarifat mund të ndryshojnë sipas vendit, rajonit ose kohëzgjatjes, ndaj bëni sa më shumë pyetje të jetë e mundur.
2. Mbështetuni në rrjetin lokal Wi-Fi
Shumë udhëtarë zgjedhin të heqin dorë komplet nga të hënat, duke u mbështetur kështu në hotspotet Wi-Fi të zonës. Ky është një marifet ekonomik i vjetër që funksionon mjaft mirë në shumë zona urbane. Megjithatë, mund të jetë më e vështirë ta realizoni në vende rurale ose të largëta.
Në mënyrë që të qëndroni në Wi-Fi lokal duhet të çaktivizoni komplet të dhënat. Kjo do të thotë çaktivizimin e internetit te cilësimet. Mos u mbështetni në modalitetin avion, sepse shërbimet në sfond që përdorin internet mund të jenë ende në gjendje pune.
Për të qenë sa më i sigurt, shumë njerëz i nxjerrin kartat SIM nga telefoni. Ju duhet një vend i sigurt për t'i ruajtur.
Pa internet, telefoni juaj do të vazhdojë të punojë pa probleme në Wi-Fi. Plus, shërbimet e emergjencës do të vazhdojnë të jenë aktive. Do të mund të përdorni edhe GPS-në nëse keni shkarkuar hartat vendase nga Google Maps. Përfitoni nga kjo, sepse do t'ju ndihmojë të qarkulloni. Pas kësaj:
- Kërkoni kafene që reklamojnë Wi-Fi falas.
- Shikoni nëse mund të aksesoni Wi-Fi falas në bibliotekat publike ose godinat e tjera të bashkisë.
- Merrni parasysh një partneritet bashkëpunimi nëse jeni punonjës i pavarur.
- Bëni kujdes me aksesimin e rrjeteve Wi-Fi që duken të dyshimta, veçanërisht rrjetet e hapura në zona të pazakonta.
3. Blini një kartë vendase SIM
Kartat vendase SIM janë një marifet tjetër që shumë udhëtarë me përvojë përdorin kur janë jasht. Merrni një kartë SIM në destinacionin tuaj dhe futeni në telefon. Do të merrni një numër vendas si dhe do të aksesoni të dhënat në rrjetet vendase. Nëse bëhet saktë, kjo mund të jetë një mënyrë e lirë dhe e lehtë për të qëndruar të lidhur gjatë udhëtimit.
Sigurisht, nëse kjo ju duket shumë e lehtë ose shumë e mirë për të qenë e vërtetë, ndodh sepse ndonjëherë ashtu është. Ndonëse shumicën e rasteve blini një kartë vendase SIM pa ndonjë problem, me blerje të tilla mundësia që gjërat të shkojnë keq është e lartë. Për shembull:
- Mund të blini një kartë SIM që nuk ofron atë që reklamon.
- Mund të tarifoheni më tepër se duhet.
- Mund të blini pa dashje llojin e gabuar të kartës për telefonin tuaj.
Këto probleme kanë edhe më shumë gjasa të ndodhin kur ka pengesa gjuhësore ose kur blini nga një shitës i paautorizuar.
4. Merrni një eSIM
Së fundmi, a keni pajisje që mbështet eSIM?
eSIM do të thotë kartë e ngulitur SIM. Është një çip i vogël i salduar në qarkun e telefonit tuaj. Për ta përdorur, duhet të shkarkoni një paketë të dhënash nga një ofrues ose tregu. Pasi të aktivizohet, do të keni në çast internet dhe lidhje.
Nga përdorimi i një eSIM-i vijnë shumë përfitime, duke përfshirë faktin sa e shpejtë dhe e përshtatshme është. Po ashtu, mund të shkarkoni disa paketa të dhënash dhe t'i ndërroni mes tyre kur jeni në lëvizje. Meqenëse shumica e tregjeve bashkëpunojnë me operatorët, do të keni qasje edhe në planet e të dhënave me çmime vendase, gjë e cila e bën përdorimin e eSIM-it një opsion me kosto efektive.
Një avantazh tjetër i përdorimit të eSIM-it është se shumë telefona mund të përdorin dy karta SIM me të. Kjo do të thotë se nuk keni pse ta hiqni kartën tuaj SIM nga telefoni. Në vend të saj, thjesht çaktivizoni të dhënat për atë kartë SIM, pastaj vazhdoni të përdorni normalisht zërin dhe tekstin kur përdorni paketën e të dhënave në eSIM-in tuaj. Meqenëse operatorët shpesh ofrojnë mesazhe dhe thirrje të lira ndërkombëtare, kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të kursyer nga tarifat e roaming-ut gjatë udhëtimit. Plus, mund t'ju duhet të përdorni numrin tuaj të zakonshëm për vërtetimet.
Kurseni nga tarifat e roaming-ut me Airalo kur jeni në udhëtim
Tarifat e roaming-ut mund të jenë tejet të shtrenjta, por nuk keni pse t'u fshiheni çdo herë që udhëtoni. Kemi sajuar disa strategji që mund t'i vini në praktikë për të kursyer nga tarifat e roaming-ut gjatë udhëtimit dhe të vazhdoni të ruani nivelin e lidhjes që ju nevojitet kur jeni jashtë.
Nga varësia te hotspotet Wi-Fi e deri te marrja e një ose tre kartave eSIM, ka po aq mënyra për të menaxhuar lidhjen aq sa ka për të udhëtuar jashtë. Mos u kapni pas një plani të shtrenjë interneti ose mos harxhoni pushimet duke u shqetësuar sa e madhe do të vijë fatura e telefonit kur të ktheheni në shtëpi. Në vend të kësaj, përdorni një ose të gjitha marifetet e udhëtimit dhe vazhdoni me shijimin e aventurës.
Shikoni tregun e Airalo tani për të zbuluar planet më të përballueshme të eSIM-it.