Kushtet e përgjithshme të Programit të Referimit

Ky dokument përcakton kushtet e përgjithshme, të cilat do të zbatohen për të gjitha llogaritë Airalo ekzistuese ose që mund të hapen dikur në të ardhmen.

Programi i Referimit i lejon përdoruesit e regjistruar Airalo të fitojnë kredite që mund të zbatohen për blerjet vijuese në Airalo duke referuar miq në platformë.


1. Hyrja/Kualifikimi

1.1. Referuesi

Për t'u kualifikuar për këtë Program Referimi, përdoruesi duhet të krijojë ose të ketë një llogari në Airalo.

1.2. Miku i referuar

Për t'u kualifikuar për këtë promocion, përdoruesi duhet të jetë i ri në Airalo dhe duhet të krijojë një llogari në Airalo duke përdorur kodin e referimit ose duke e dhënë atë gjatë kryerjes së pagesës në blerjen e parë.


2. Procedura e referimit

2.1. Përdoruesi i Airalo duhet të marrë kodin unik të referimit duke shkuar te seksioni i referimit brenda aplikacionit.

2.2 Përdoruesi i Airalo (“Referuesi”) duhet të ndajë kodin unik të referimit me mikun (“Miku i referuar”).

2.3. Miku i referuar duhet të përdorë kodin e referimit kur të regjistrohet dhe të përfundojë blerjen e parë.

2.4. Pasi miku i referuar të përfundojë blerjen e parë, referuesi do të marrë një shpërblim, i cili do të shfaqet në seksionin e shpërblimit për referimin.


3. Detajet e zbritjes për mikun e referuar

3.1. Miku i Referuar duhet të japë kodin e referimit kur regjistrohet ose gjatë kryerjes së pagesës.

3.2. Zbritja do të zbatohet për çdo blerje karte eSIM. E vlefshme vetëm për blerjen e parë.

3.3. Zbritja për referimin nuk mund të kombinohet ose përdoret përkrah promocioneve të tjera.

3.4. Hyrjet mund të skualifikohen me anën e diskrecionit të kompanisë nëse janë rimbursuar me kodin e referimit dhe kanë përfituar nga ky promocion.


4. Detajet e shpërblimit të referuesit

4.1. Referuesi do të marrë kredit shpërblimi për çdo mik që është referuar me sukses.

4.2. Referuesi do të njoftohet përmes njoftimeve me shtytje dhe email kur miku të ketë bërë blerjen e parë. Shpërblimi do të pasqyrohet në seksionin "shpërblimi për referimin".

4.3. Referuesi do të mund ta prëdorë kreditin e fituar si Airmoney gjatë kryerjes së pagesës dhe të blejë çfarëdo eSIM-i ose rimbushje. Referuesi mund të përfitojë shumë herë nga ky promocion.

4.4. Krediti nuk mund të kombinohet me një zbritje ose të përdoret me ndonjë promocion tjetër.

4.5. Krediti i shpërblimit nuk mund të transferohet, negociohet apo të arkëtohet. 

4.6. Mund të përdoret përmes aplikacionit Airalo ose uebfaqes www.airalo.com.

4.7. Vlefshmëria/Kohëzgjatja: E papërcaktuar.


5. Anulimet/Rimbursimet

5.1. Airalo ruan të drejtën për të anuluar ose modifikuar porositë, ose për të revokuar përdorimin e këtij promocioni për këto arsye:

5.2. Aktivitete blerëse të dyshimta ose mashtruese.

5.3. Abuzim me promocionin, duke përfshirë përdorimin e llogarive të shumta ose pagesave të shumta të shoqëruara me të njëjtin klient ose grup klientësh.

5.4. Zbritje e përdorur në keqbesim (duke përfshirë eSIM-e të rishitura ose përdorimin e zbritjes nga klientë që blejnë produkte me qëllim rishitjen e tyre).


6. Kushtet e përgjithshme standarde

6.1. Duke u bërë pjesë e kësaj fushate ju miratoni dhe bini dakord me detyrimin nga këto kushte të përgjithshme dhe pranoni që i keni lexuar dhe kuptuar këto kushte.

6.2. Promovuesi ruan të drejtën për t'i ndryshuar këto kushte të përgjithshme ose për t'i anuluar promocionet në çdo kohë dhe pa njoftim paraprak në interesin më të mirë të kompanisë.

6.3. Asnjë anëtar nuk do të ketë të drejtën të kontestojë vendimet e Promovuesit në lidhje me aspektet e fushatës ose interpretimin e kushteve të përgjithshme ose vendosmërinë për sa i përket kualifikimit të hyrjeve. Vendimi i Promovuesit është i formës së prerë dhe nuk do të ketë asnjë korrespondencë.

6.4. Nëse ka mosmarrëveshje për identitetin e një anëtari, Promovuesi ruan të drejtën, sipas gjykimit të tij, të përcaktojë identitetin e anëtarit.

6.5. Çdo kosto e shoqëruar me hyrjen në uebfaqen promocionale është përgjegjësia e anëtarit dhe varet nga ofruesi i shërbimit të internetit të përdorur. Promovuesi nuk do të mbajë përgjegjësi për të kompensuar shpenzimet që shkaktohen nga regjistrimi i një hyrjeje aty ku ajo zbatohet. Asnjë rimbursim nuk do të kryhet për kostot e hyrjeve aty ku ato zbatohen.