Disa përdorues të pajisjeve Samsung Galaxy S22 kanë raportuar një problem të njohur ku nuk mund të fshijnë një profil të kartës eSIM nga Airalo nga pajisja e tyre ose menaxheri i tyre i kartave SIM nuk ngarkohet dot për shkak të një defekti në softuer. Ky problem mund të jetë acarues, por mos u shqetësoni. Ka zgjidhje të disponueshme për t'ju ndihmuar të menaxhoni kartat eSIM derisa të lëshohet një përditësim softueri nga Samsung për të zgjidhur problemin. Kontrolloni përditësimet e softuerit. Nëse ka përditësime të disponueshme, shkarkojeni dhe instalojeni.
- SHKONI te “Parametrat”.
- LËVIZNI POSHTË dhe PREKNI Përditësimi i softuerit.
- PREKNI Shkarko dhe instalo.
Hiqni/Shtoni një kartë SIM fizike. Kjo do të detyrojë menaxherin e kartave SIM të ringarkohet.
- FUTNI pineskën e heqjes së kartës SIM në vrimë për të nxjerrë folenë.
- TËRHIQENI me kujdes nga foleja.
- SIGUROHUNI që të ketë një kartë SIM fizike në fole.
- FUTENI folenë sërish në vend.
Rinisni pajisjen tuaj. Një fikje dhe ndezje e thjeshtë e pajisjes mund të zgjidhë çdo problem teknik.
- SHTPYNI dhe MBANI SHTYPUR çelësin anësor dhe butonin e uljes së volumit njëkohësisht.
- PREKNI “Rinis”.
- PREKNI sërish opsionin “Rinis”.
Rivendosni parametrat e rrjetit. Kjo do të rivendosë të gjitha parametrat e rrjetit, përfshirë Wi-Fi, internetin celular dhe Bluetooth-in.
- SHKONI te “Parametrat”.
- LËVIZNI POSHTË dhe PREKNI Menaxhimi i përgjithshëm.
- PREKNI “Rivendos”.
- PREKNI “Rivendos parametrat e rrjetit”.
- PREKNI “Rivendos parametrat” për ta konfirmuar.
Nëse problemi i fshirjes së kartës eSIM nga Airalo vazhdon pas zbatimit të zgjidhjeve të mësipërme, kontaktoni Samsungun ose operatorin tuaj, sepse problemi mund të lidhet me softuerin e pajisjes. Nëse keni pyetje, mos ngurroni të kontaktoni ekipin tonë të mbështetjes dhe do t'ju ndihmojmë me kënaqësi!